Pedagogia e Gjuhë- Letërsisë Prof.Dr. Dhurata Shehri e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka propozuar që provimi i maturës të anulohet ose ripërsëritet.

Shehri thotë se në rast anulimi të quhet nota e mesatares së lëndës së Gjuhë- Letërsisë gjatë viteve të gjimnazit, kurse për ripërsëritjen tha se nuk e di nëse studentët janë gati pasi kanë dhe mbingarkesë në këtë kohë.

Pedagogia e Gjuhë- Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës thotë se ideja fillestare për një test modern ishte i mirë por që dështoi dhe jo sepse nuk ishin gati nxënësit, por sepse hartuesit bënë gafa.

”Ajo që ndjeva ishet një respekt për të rinjtë dhe maturantët që shpresojnë të jenë studentë të mi apo universitete të tjera. Ishte një arritje e madhe për ne si mësues dhe respekt të madh se si po reagojmë.

Nuk shkoi shumëçka. Ajo që nuk shkoi ishte fakti që hartuesit e tezës që më vjen keq që i drejtohem në anonimat tentuan të ndërtojnë një test të ri, test modern, mbi kompetencat e të dhënit të nxënësve sipas modeleve europiane e botërore. Por ishte e dështuar.

Arsyeja e parë ishte që moskompetenca e hartuesve për ta bërë këtë çuan në gabime logjike, shkencore, konceptualee. Një pjesë e tekstit isthe plagjiaturë siç është zbuluar. Fakti që nuk kanë arritur të ndërtojnë një test të vet por të kopjuar nga sisteme të tjera, që nuk kanë ekuilibër me sistemin universitar.

Ideja fillimisht ishte i mirë por e dështuar. Unë nuk e di si ka funksionuar ky vit. Por testet ndërtohen me modelin e veprimit të hartimit të pyetjeve që bënte një korpus pyetjesh, 1000- 2000 pyetje dhe më pas me short zgjidheshin.  Nuk e di si është vepruar këtë vit. Pati ngut për të ndërtuar një tjetër test. Ndoshta mënyra se si ishin ndërtuar korpusi i pyetjeve, nuk besoj se ai institucion e ka lënë për 3 muajt e fundit. Dhe nuk është hera e parë, sepse dhe vitin e kaluar kishte probleme. Kishin 1 vit kohë për të rregulluar problemet. Gabimet e këtij viti në vend të rregulloheshin u bë më trashanike.

Koha ka qenë e mjaftueshme për të bërë një test korrekt. Flas për testet që bazohen mbi bazën e kompetencave. Specialistët e arsimit duhet të ndërtonin testin siç ndërtojnë kurrikula apo teste parauniversitare. Duhej një korrektësi për hartimin e testeve.

Studentët janë gati. Vini re që maturantët kanë dhënë teste për gjuhë të huaja që i përkasin këtij lloji të testimit. Testet, tekstet, nxënësit, mësuesit janë gati për këto teste, por nuk ishin gati hartuesit e testit që kanë bërë gafa. Përgjegjësia duhet të jetë sipas shkallës që kanë pasur në këtë hartim. Tek hartimi, vendimmarrja, zyrtarë apo politik. Nuk e di cili është zinxhiri.

Të hiqeshin ato pyetjet që kanë një apo më shumë alternativa, janë 1/3 e testit, mbasi të vendosen përgjegjësit e saj. Të vendosë një testim të ri, mendoj se zgjidhje është institucionalisht më e drejta. Por nuk e di nëse studentët janë gati. Ose nuk ka nevojë që të ripërsëritet, të anulohet testimi, dhe siç e kanë bërë vende të tjera mos quhet nota e provimit por të merret mesatarja e viteve të gjimnazit.”- tha Dhurata Shehri.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb