Një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot vendimin për ndryshimin e kufirit të pikëve për notat në provimin e matematikës.

Në vendimin e publikuar nga QSHA, bëhet me dije se do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

  • foto galeri

Ky vendim erdhi pas ngritjes së një grupi pune me mësues me përvojë në fushën e matematikës, maturantë dhe ekspertë, të cilët analizuan në detaje këtë provim dhe shkallën e vështirësisë.

Po ashtu bëhet me dije se po përgatitet një analizë e thellë me të gjitha problematikat që janë gjetur nga analiza që i është bërë testit, por dhe procesit të zhvillimit të të gjithë provimeve.

Po ashtu, në këtë vendim ka ndikuar edhe fakti, se shumë maturantë kanë protestuar në lidhje me provimin e matematikës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb