Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillojnë sot maturantët për testin e Matematikës, pasi pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili thekson se arsimi ka dështuar pasi drejtohet nga të paaftë. Sipas tij, justifikimet bajate dhe vulgare te qeverise bien mbi kurrizin e maturanteve.

REAGIMI I VASILIT
Arsim i deshtuar!
Arsim i drejtuar nga te paaftet!
Arsim kunder te rinjve dhe kunder dijes!
Arsim selektiv, i pabese dhe antishkence.
Justifikimet bajate dhe vulgare te qeverise bien mbi kurrizin e maturanteve.
Boll më me burokratet rilindas, qe jua neveritën shkollen te rinjve.
Protestat masive ne mjaft qytete jane prove e qarte e nje arsimi te falimentuar rilindas!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb