Mjekët specializantë kanë paralajmëruar protesta ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila i ndërpreu kontratat me ta. Ky zhvillim u diskutua këtë të martë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ku i ftuar ishte mjeku Arben Gjata.

Ky i fundit, tha se Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ofron çdo vit kuota për mjekët specializantë. Disa janë të lidhura me Ministrinë e Shëndetësisë, e disa të tjera, të cilat njihen me termin kuota të mbyllura ofrohen nga vetë universiteti. Në rastin e parë sipas mjekut, pas specializimit, për tri vite, specializantët duhet të punojnë aty ku ka nevojë Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa në rastin tjetër, për kuotat e universitetit, të cilat arrihen në bazë të meritokracisë, pas përfundimit të specializimit, mjekët, nuk kanë asnjë detyrim ndaj ministrisë dhe mund të punojnë ku të duan.

Mjeku Gjata, tha se problemi kryesorë është te meritokracia. Sipas tij, ata me mesatare më të larta nuk kanë pse të shkojnë për tre vite në një vend larg vendlindjes, ndërsa të tjerët, me mesatare dhe pikë më të ulëta, të mos kenë asnjë detyrim ndaj ministrisë.

Arben Gjata: Duhet të kemi të qartë dy momente, numri 800 është numri i specializantëve. Në Universitetin e Mjekësisë janë 900 specializantë, brenda këtij numri, Ministria e Shëndetësisë cakton disa kuota që janë të mbuluara. Ky është numri për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka nevojë të përgatisë mjekë sepse i bie të hapen vendet e punës dhe ky është numri i specializantëve që paguan Ministria e Mjekësisë. Pjesa tjetër e specializantëve ofrohen nga universiteti dhe janë të lira, në to nuk paguhesh. Mënyra se si përzgjidhet kotat në Universitetin e Mjekësisë janë kota të merituara. Sistemi shëndetësor nuk ka vetëm sektorin publik, por edhe privat. Ata që paguajnë kanë detyrimin kur të mbarojnë specializimin duan të punojnë për 3 vite në spitalet që ministria ka nevojë. Fjala vjen duhet të punojë 3 vite në Kukës, Peshkopi, Sarandë, ku ka nevojë. Nëse kuotat e lira nuk kanë detyrim ndaj shtetit shqiptar. Mund të ikin të punojnë ku të duan.

Ministria e Shëndetësisë për kë e ka urdhrin?

Arben Gjata: Ministria e Shëndetësisë kur hapim specializimet, janë të detyruar të hapin vendet e punës. Pra bëhet fjalë për këta studentë, që specializimet i bëjnë me shkëputje nga puna. Specializimi është i gjithë aktiviteti spitalor që ata zhvillojnë në QSUT, janë kushte që i kanë pranuar.

A është vepruar kështu më parë?

Arben Gjatas: Kështu është vepruar gjithmonë. MSH ka lejuar një pjesë të punojnë si mjekë familje, kanë punuar dhe online sepse gjatë pandemisë janë përdorur këto platforma. Çdo njeri kur i hy një rruge e di vështirësitë që kanë. Ata që nisin specializimet e dinë që nuk mund të punojnë në pozicion publik, në shtet. Nëse dikush paguhet si mjek familje në Peshkopi a mund të bëj dhe specializimin në Tiranë? Kuotat e lira janë të lira, ata kanë zgjedhur të lirat, sepse kuotat e urgjencës kanë qenë të mbuluara nga MSH dhe këto janë djegur. Kjo i bie që të bie nga meritokracia, sepse dikush ka fituar me meritokraci.

Nuk do të ketë anulim të këtij vendimi?

Arben Gjata: Nëse MSH ka sektorë prioritet që do të majë në punë, 12 orë natën në Urgjencë dhe më pas 8 orë roje në QSUT. Aty ku ka nevoja dhe mungesa, mund të ushtrohet specializimi dhe puna, sepse të dyja paralelisht nuk bëhet.

Ata thanë që kjo gjë na largon nga Shqipëria, ndërsa ne bëjmë apelin që të mbajmë mekët në vend

Arben Gjata: Mjekët duhet të mbajtur në vend, duke ruajtur ndashmëria. Dikush që është specializant, ka marrë pikët maksimale, paguhet nga MSH dhe ai do të iki punojë në Kukës për 3 vite. Ndërsa dikush tjetër ka pasur pikë më pak, merr para nga shteti e më pas, kur mbaron specializimin s’ka asnjë detyrim. Në momentin që ke pranuar ke pranuar vetë, sepse nuk të detyron askush. Nëse ne detyrohemi të mbajmë kuotat e mbuluara nga MSH, do të ndodhemi në një situatë që për 4 vite nuk u hap specializimet. Nëse do të hapim vetëm kuota të mbuluara, i bie të hapen ato kuota që ka nevojë MSH dhe paralizohen shumë sektorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb