TIRANE- Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu reagon pas deklaratës së Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Ndërsa u arrit marrëveshja, KSSH-ja akuzoi LSI e disa OJQ se tentuan të manipulojnë naftëtarët, ndërsa Përparim Spahiu thotë se sindikatat luajnë rolin e këlyshëve të qeverisë.

Ai tha se ndonëse LSI-ja nuk e udhëhoqi atë protestë, nuk hiqte dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve!

STATUSI I PLOTE
Për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “kelyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtaret janë jetimë!

Do doja shumë që LSI dhe opozita të ishte në ballë të atij marshimi, por për fat të keq nuk jemi!

Nuk heq dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve!

Këlyshet dhe padronët e tyre qeveritarë janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve.

Opozita duhet të vihet te ballë të tyre….
WhatsApp Image 2017-12-28 at 16.34.17
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: