Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Klevis Balliu foli për protestën e zhvilluar këtë të shtunë në orën 12:00 përballë Kryeministrisë.
Gjatë intervistës Balliu tha se kryeministrit Edi Rama i dhanë një mesazh të qartë dhe revolta e qytetarëve ishte e madhe.
“Revolucion demokratik me çdo mjet dhe mënyrë demokratike. Qytetarët sot dhanë një mesazh të qartë dhe urrejtja për vjedhjet e kësaj qeverie ka kaluar çdo limit. Edi Rama duhet ta lexojë këtë mesazh, pati një revoltë të qytetarëve. Një shprehje e matur për të dhënë një mesazh, nëse nuk reflekton qytetarët duhet të japin verdiktin final”, tha Balliu.
Gjithashtu theksoi se protesta e sotme ishte pikënisja e një vale të madhe protestash.
(BalkanWeb)