TIRANE- Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Erjon Braçe me anë të një postimi në “Facebook” akuzoi dje Partinë Demokratike për dhunën ndaj pronës publike. “Barbarët po shkatërrojnë qytetin! Për shumë, shumë më pak se kaq, Sali Berisha vrau katër qytetarë më 21 janar! I pushkatoi si fashist! Tani u bë boll! Duhet drejtësi!”.

Më pas, Braçe komentoi edhe shkatërrimin e bunkerit tek Ministria e Brendshme. “Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që pas 25 viteve do shihja një demokraci që e shembte bunkerin duke goditur me shkop! Megjithatë, po e them: E imagjinoj çfarë i bëjnë flamingove këta!”, ironizoi Braçe.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: