Në emisionin ‘Open’ në News24 analisti Artur Zheji u shprehe protesta është forma më e mirë për ushtrimin e demokracisë.

Nga ana e tij anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo u shpreh se për protestën e 7 korrikut ka pasur shumë presion për t’u thirrur pasi sipas tij, kërkesa e njerëzve ka qenë shumë e lartë për shkak të pakënaqësisë së qeverisjes Rama.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Protesta është forma më e pastër më e mirë e ushtrimit të demokracisë. Këtu është një lojë politike perfekte e doktorit, brenda rregullave të lojës. Edhe ata që thanë nuk do marrim pjesë, e hëngrën karremin. Dhe ai që ha karremin ndahet nga PD herët a vonë dhe damkoset.

Bozdo: Ju siguroj që presioni nga poshtë për të thirrur këtë protestë ka qenë maksimal.

Zheji: Mos më thuaj tani që erdhi zëri nga poshtë dhe u ndezën luftëtarët.

Bozdo: Ka kërkesë për këtë gjë, duhet t’i përgjigjemi çfarë kërkojnë njerëzit.

Lubonja: Protesta u intereson të gjithë opozitarëve, të gjithë atyre që u intereson ndryshimi.

Zekthi: Protesta e 7 korrikut është dëshmi e krizës së politikës dhe krizës që ka PD. Kjo protestë s’mund t’i bëjë ndonjë gjë Edi Ramës. Këtu ka një krizë të thellë ekonomike, ka një qeverisje ku është një marrëdhënie padron-klient…Mendoj që edhe protesta e Ramës në 21 janar ka qenë për të rregulluar jetën e brendshme të PS. Pra një vend si ne, protesta nuk është partive, është e minatorëve, e mësuesve, këtu partitë e zotërojnë këtë të drejtë. PD në këto 9 muaj ka rrejt përditë. S’mund të akuzosh dikë për hajdut dhe nesër t’i thuash eja me mua. Shqiptarët nuk qeverisin mirë nga një parti që rren. Rama po ashtu e ka shkatërruar me gënjeshtra…

Lubonja: Ashtu si thua ti, duhet të shkosh të jetosh në pyll.

Zekthi: Opozita duhet të reformohet

Bozdo: Vetëm ty po të dëgjoj

Zekthi: Fjalën time e ndërpret Eni Vasili, jo ju.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb