Një ditë pas protestës së opozitës, vjen reagimi nga ana e kreut të Partisë Demokristiane, aleat i PD, Nard Ndoka.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ndoka tha se protesta e djeshme rrëzoi Gjykatën e Apelit, por dhe SOROS-in, ndërsa shtoi se tashmë radhën e ka Rama dhe Rilindja e tij.

“Protesta dje rrezoj Alibashajt dhe i hodhi sipër Ramës, rrezoj Apelin, rrezoj SOROS-in, fitoj besimin e të gjithë qytetarëve, se kauza nuk shitet kurrë më. Tashmë radhën e ka Rama dhe “Rilindja” e tij e korruptuar!”, shkruan Nard Ndoka, ndërsa ka postuar edhe disa foto nga pjesëmarrja në protestë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb