KORÇË

Mbi 120 forca të Policisë së Rendit dhe asaj Kriminale janë angazhuar për monitorimin e protestës së opozitës së bashkuar, e cila ka filluar   në këto momente.


Gjithashtu të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës janë edhe efektivë të Policisë së Qarkullimit.  Partia Demokratike ka njoftuar bllokimin  e rrugës në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit  Ciglig.

Protesta do të mbahet në rang qarku dhe pjesë e saj pritet të jenë simpatizantë, anëtarë, përkrahës të PD dhe LSI, fermerë dhe grupe të tjera interesi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb