TIRANE

Zv.kryeministri Erjon Brace ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës para Parlamentit, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Përmes një postimi në Facebook, Erjon Brace ka publikuar fotografitë e aktivitetit të Lushnjës, teksa i ka bërë thirrje opozitës se nëse “Popull doni, popull do keni” duke nënkuptuar pjesëmarrjen e madhe sipas tij në aktivitetin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“POPULL DONI, POPULL DO KENI! #LUSHNJASOT #Respekt pafund për  çdo lushnjar te thjeshte,  punëtor dhe i ndershëm që refuzon dhunën dhe  destabilitetin. Paqe, Besim, Pune e Mirëqenie për çdokënd ne ketë vend!”- ka shkruar Brace.

Mitingu Ps Lushnje443
Mitingu Ps Lushnje443

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb