TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në instastory lidhur me protestën e sotme të opozitës së bashkuar. Ndërsa ndan një video të momentit kur protestuesit spërtakën me bojë të zezë ministrinë e brendshme, Rama ironizon opozitën ndërsa shkruan se ky është produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë.

“Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë” – shkruan Rama mbi video.

Whatsapp Image 2019 03 28 At 13.34.21

Protestuesit ndalën sot marshimin edhe para ministrisë së brendshme. Në shenjë proteste, një pjesë e tyre spërkati me bojë muret e ministrisë së brendshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb