Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga PD-ja sot para Kryeministrisë.

Ajo nuk i kurseu sulmet dhe ironitë në drejtim të Berishës.

“Sot para Kryeministrisë ka një protestë. Mos të habiteni që e them se është gjë e mirë që qytetarët të dalin në Bulevard. Ua thotë një njeri që ka kaluar shumë kohë në Bulevard për të protestuar për lirin për të drejtën e votës. Do doja të shihja ata që po i godet kriza dhe jo ata që janë bashkëaksioner. Do doja qytetarë që numërojnë lekët e fund vitit dhe jo ata që vijnë me Range Rover dhe përdoren për mish për topat e luftës për pushtet.

Do doja të shihja qytetarët e të nesërmes dhe jo fantazmat e së shkuarës. Pi ujë Sali kudo të jesh Është vapë dhe të pret një pasdite e lodhshme në shesh. Ty dhe flamujt e ty të lodhur. Po kërkon që të rikthesh vetëveten, por uji yt ka sosur. Ke thyer kaq shumë gota. Dëmto mjedisin tonë. Mos kujto se ata që ke rrotull se dinë se janë mercenarë në një luftë që s’ju përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër të kësaj qeverisje të pakënaqurit më të mëdhenj do i keni përballë. Do i keni në katin e dytë të Kryeministrisë Sali, atje nga ky shihej gardën që qëndronte mbi protestuesit, por s’do të shohësh kryeministrin, por kryeprotestuesin.”, tha Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: