Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka shkruar në Facebook pas protestës së sotme të opozitës se tubimet dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.

Ai shkroi më tej se çdo ditë e më shumë do vijojë beteja në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë.

Postimi i plotë:

Protestat dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës!
Çdo ditë edhe më të vendosur në betejën tonë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë!
Së bashku deri në triumfin e plotë të Ndryshimit të Madh që shqiptarët duan dhe meritojnë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb