Politikania e karrierës në PS, Valentina Leskaj, e ftuar në emisionin Log. në News24 nga moderatori Endri Xhafo tha se protestat janë një e drejtë e opozitës.

Duke komentuar tubimet e PS në 2009, Leskaj u shpreh se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për demokracinë. “Nëse ka ndërhyrje në zgjedhje, çështjet i takojnë drejtësisë. Askush nuk arrin dot në përfundim, sepse secili ka të vërtetën e vet”, tha ajo.

“E drejta e votës është e drejtë e shenjtë. Nëse nuk garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme… Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë”, theksoi më tej.

Valentina Leskaj: Protesta është normale në demokraci. Është diçka e drejtë e saj. Nëse ka ndërhyrje në zgjedhje, çështjet i takojnë drejtësisë. Askush nuk arrin dot në përfundim, sepse secili ka të vërtetën e vet.

Protestat e 2009? E drejta e votës është e drejtë e shenjtë. Nëse nuk garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme… Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: