Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi komentoi protestën e zhvilluar sot në Shkodër, dhe tensionet që pasuan atë.

Ndërsa e konsideroi të papranueshme dhunën ndaj institucioneve Ademi tha se organizatorët kishin planifikuar për ditën e sotme një protestë paqësore. Ndër të tjera kryetarja e Bashkisë Shkodër u shpreh se po ashtu e papranueshme është edhe vonesa për të ndërhyrë e policisë edhe pse u telefonua dy herë prej saj.

Çfarë ndodhi sot në Shkodër?

Sot qytetarët janë organizuan në një protestë paqësore, që do të ishte një marshim me gjithë prezencën e të rinjve. Rreth 12:10 nga media, se unë isha në fillim e më pas për shkak të angazhimeve personale, kam një nënë të sëmurë në shtëpi, jam larguar e po verifikoja cfarë po ndodhte. Disa të rinj po drejtoheshin drejt prefekturës, bashkisë, në 12:13 kam marrë 129 duke i kërkuar të drejtoheshin në institucione, është detyrë e shtetit t’ i mbrojë ato. Verifikova që për 10 minuta s’kishte asnjë lëvizje. Më pas mora sërish duke kërkuar edhe një herë të ndërhyjnë, për 45 min polica nuk lëvizi nga vendi. është e pafalshme që protestat paqësore në Shkodër të përdoren nga ata që nuk janë pjesë e protestës.

Ju po thoni që personat që sulmuan sot PS, nuk kanë qënë pjesë e protestës paqësore?

Më parë ata kërkonin të ndërhynin te bashkia, por protesta mbaroi dhe njerëzit u shpërndanë. Kjo duhet hetuar nga organet, pavarësisht profesionit. Është e papranueshme që institucionet të dëmtohen. Është detyrë e shtetit ti mbrojë ato. Vonesa e policisë për të ndërhyrë është gjithashtu  e papranueshme.

Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur me vrasjen e një njeriu. Çdo reagim është legjitim, është detyrë e të gjithëve, cdo cënim që tejkalon protestën është e papranueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb