TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i garantoi dje deputetët e opozitës se çfarëdo revolucioni të bëjnë në 8 dhjetor, askush nuk do t’i prekë. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Kodheli tha se “çfarëdo revolucioni të ndodhë në 8 dhjetor, një gjë është e sigurt: askush nuk do vritet në bulevard”.

Ndërsa ish-kryeministri Pandeli Majko tha se protesta e opozitës u duhet atyre 300 biznesmenëve që dalin para kryeministrisë dhe kërkojnë gjoba të ulëta, u duhet ish-ushtarakëve por sipas tij jo PD-së. “Dikush përmendi 8 dhjetorin dhe mitingun e madh që do bëhet në 8 dhjetor. Unë nuk mendoj se do ndodhë ndonjë revolucion i madh dhe sa i përket historive me revolucion nuk është se nuk kam ndonjë eksperiencë. Por më shumë u druhem jo njerëzve që do dalin më 8 dhjetor, por më shumë u druhem atyre biznesmenëve, 200 apo 300 vetë që dalin para Kryeministrisë dhe kërkojnë që gjobat të jenë më të ulëta”, – tha Majko.

“U druhem jo atyre që do të dalin më 8 dhjetor, u druhem ish-ushtarakëve që kur shkojnë dhe marrin pensionin për një ligj apo për një problem që ju e keni krijuar në qeverisjen tuaj dhe ne nuk po dimë ta rregullojmë ende janë të detyruar të lënë 1/3 e pensionit për arsye të një llogaritjeje idiote, absurde, sipas meje e paligjshme”,- tha Majko.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: