Nën kryetari i PD, Luçiano Boçi ka folur për mediat nga prpotesta e organizuar në Elbasan ditën e sotme, ndërsa deklaroi se aryse e këtij tubimi nuk është vetëm rritja e çmimit të naftës por edhe rritja e pasigurisë në vend dhe shpopullimit.

Boçi tha se rritja e çmimit të nafës nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur, ndërsa shtoi se qeverisë i duhen paratë pasi ka përpara një fushatë zgjedhore dhe i nevojiten miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatën.

“Arsyet janë të ditura, nuk është vetëm rritja e naftës, është rritur pasiguria e shpopullimi.Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit, janë të revoltuar ndaj padrejtësisë. Nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur rritja e çmimit të naftës. Shihet qartë që qeveria ka nevojë për para abuzive, ua rrëmben qytetarëve përmes këtyre formave siç është rritja e karburanteve që depoziton miliona euro në arkën e shtetit nëpërmjet TVSH-së. Nuk ka ndihma për pensionistët e studentët dhe ka çmimet më të larta të karburanteve. Jo vetëm në raport me pagën, por çmimi është më i larti në rajon. Kur shikon që çmimet në bursë bien ,dhe në vend ngrihen rritet revolta. Ka një fushatë zgjedhore përpara dhe i duhen miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatat. I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur, kjo revoltë është e domosdoshme. Jemi të gatshëm si PD të jemi pranë qytetarëve, t’i mbrojmë ndaj abuzimeve jo vetëm ekonomike por edhe policore. Sot ishim dëshmitarë të bllokimit të aksit kryesor nga policia që të duket sikur protesta të mos kishte funksionuar”, u shpreh Luçiano Boçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: