TIRANA

Protesta e PDIU tek Ministria e Jashtme në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes simpatizantcve dhe efektivëve të Policisë.

PDIU i ishte refuzuar leja për të protestuar kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias teksa Policia në një moment i ka rrethuar simpatizantët.

Situata më pas është qetësuar pas një shtyrje teksa simpatizantët e PDIU kanë tentuar të bllokojnë rrugën pasi Dendias takimin e parë zyrtar në Tiranë e zhvillon në MEPJ me Gent Cakajn.

Pas përplasjes Idrizi ka theksuar se ishte një veprim i paarsyeshëm ” Po shoqërojnë? Atëhere hajde ta bëjmë ndryshe. Duhet t’i kujtojmë me forcë eunukëve që kemi këtu, Rama ka bërë një rezolutë për çamët, betohej për Çamërinë më shumë se ne, dhe nga kalorës i çamëve, u bë Kali i Trojës së Greqisë. Do e vijojmë deri në fund protesta”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb