Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho reagoi ditën e sotme me anë të një postimi për deklaratat e kryeministrit Rama për kërkesat e pedagogëve ku ai tha se do të kontrollohet pasuria e tyre.

Xhixho shkroi se “shqiptarët presin hetimin nga drejtësia të pallatit të Edi Ramës në Surrel dhe milionat e inceneratorëve” të cilat sipas saj “duan t’i fusin nëpër banka përmes amnistisë fiskale”.

Ajo shtoi se “shqiptarët nuk duan që fëmijët e tyre të largohen nga vendi dhe ai të mbushet me bangladeshas universitarë”.

Njoftimi i plotë:

Shqiptarët presin hetimin nga drejtësia të pallatit të Edi Ramës në Surrel dhe milionat e inceneratorëve, koncesioneve e tenderave që duan t’i fusin nëpër banka përmes amnistisë fiskale.
Shqiptarët nuk duan që fëmijët e tyre të largohen nga vendi dhe Shqipëria të mbushet me bangladeshas universitarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb