Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” foli mbi protestën e pedagogëve, ndërsa tha se pedagogët nuk kërkojnë “qiqra në hell” siç e cilësoi kryeministri Rama, por kërkesat e tyre janë “totalisht bazike dhe minimaliste”.

Sipas saj pagat e pedagogëve në Shqipëri janë rreth 50% më pak se të homologëve të tyre në Kosovë, ndërsa deklaroi se buxheti i arsimit është i pari që është shkurtuar me 15 mln euro në parlament, gjë të cilën Xhixho e konsideroi si ‘dramë’.

“Kërkesat e pedagogëve janë minimaliste dhe totalisht bazike. Arroganca e kryeministrit është tashmë diçka e njohur botërisht. Nuk pres qasje tjetër nga ai. Do të prisja apo besoja se kur ngrihet shtresa intelektuale dhe kërkon një pagë sa Kosova dhe jo “qiqra në hell” si thotë kryeministri. Paga e një pedagogu me doktoraturë shkon në 700 mijë lekë, një asistent deri në 500 ose 600 mijë lekë. Pedagogët shqiptarë janë rreth 50% më pak të paguar se ata në Kosovë, ndërsa ata në Kosovë kërkojnë paga sa Gjermania. Çfarë drame ndodh sot. Kam qenë në parlament kur e kam ngritur kush ishte buxheti i parë i shkurtuar, qe ishte i arsimit me 15 mln euro. Ndërkohë që Banka Botërore thotë se shëndetësia dhe arsimi nuk duhet të preken, ndërsa qeveria që thotë se e ka prioritet arsimin e shkurton buxhetin e këtij sektori të parin

Doli me një lëmoshë për pedagogët dhe tha se po u bënte nder. Nuk merret kjo qasje me pedagogët nëse duam t’i mbajmë në Shqipëri. Nëse nuk rikthejmë arsimin në prioritet kombëtar ne do vazhdojmë largimin masiv të të rinjve dhe shtresës intelektuale. Këta intelektualë duhet të jenë zëri më  i fortë i shoqërisë. Kam kërkuar një seancë pyetje-përgjigjje me ministren e arsimit, që ajo të japë çdo sqarim se çfarë po bëhet me kërkesat e pedagogëve”, u shpreh Xhixho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb