Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka dhe anëtarit i Komitetit Organizator, Faik Basha kanë dalë në një konferencë për mediat për të deklaruar mbështetjen ndaj protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Basha, si një ish anëtar i trupës së policisë së Shtetit ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të përmbushë kërkesat bazë të protestuesve, që janë pagimi i orëve shtesë të punës dhe pajisja me uniforma të reja.

“Partia e Lirisë mbështet protestën e policëve të burgjeve. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se në datën 1 korrik policët e burgjeve do të kishin paga më të larta dhe uniforma të reja. premtimi nuk u mbajt edhe pas katër muajsh. Sot punonjësit e burgjeve kryejnë 28 ditë punë dhe paguhen për 22 ditë pa asnjë shtesë. Siguria në burgje sot është në rrezik. Ka një sërë problemesh të tjera të ngritura nga punonjësit e burgjeve si mungesa e dietave, turne të tej zgjatura në 12 orë, kur duhet të ishin 6 orë, njësimi i pagave me policinë e shtetit dhe mungesa e transportit. Kërkojmë zgjidhjen imediate të problematikave dhe kërkesave të tyre”, tha Basha.

FJALA E PLOTE:

Partia e Lirise e mbeshtet fuqimisht protesten plotesisht te drejte dhe legjitime te punonjsve te burgjeve.

Partia e Lirise mbeshtet plotesisht kerkesat e tyre, qe jane kerkesat me minimale per permbushjen e detyres se tyre  ne kete sektor kaq delikat dhe shume te rendesishem si sistemi i burgjeve.

Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja do thoshte ne seancen parlamentare të dates 14.04.2022 se me date 1 korrik punonjesit e policise se burgjeve do kishin rritje page dhe uniforma te reja.

Mashtrimi nuk zgjati as 4 muaj pasi sot me date 17.08.2022 punonjesit e policise jane ne kushtet me ekstreme se para 4 muash. Jo vetëm që paga nuk u rrit por ju shtuan oret e punes ku nje punonjes kryen deri ne 28 dit pune ne nje muaj pa asnje pagese shtese.

Si ish Drejtues ne Policine e Burgjeve ju bashkova dje protestës së zhvilluar nga sindikata e policise se burgjeve para zyres se delegacionit të BE-së në Tirane.

Siguria në burgje sot është në rrezik.

Ka një sërë problemesh të tjera të ngritura nga punonjësit e burgjeve:

-Mungesa e dietave.

-Mungesa e uniformave

-Turnet e tejzgjatura ne disa IEVP 12 orëshe.

-Mungesa e kushteve në vendin e punës.

-Mungesa e tualeteve për punonjësit e regjimit të jashtëm.

-Mungesa e transportit.

-Njesimi i pagave me policine e shtetit.

Kjo qeveri qe paguan miliona euro per vjedhjen e inceneratoreve, koncesione e tendera nuk paguan mundin djersen dhe sakrificen e punonjsve te burgjeve.

Denojme me ashpersine me te madhe mashtrimin e deritanishem te qeverise dhe kerkojme permbushjen e menjehershme te kerkesave per te rikthyer dinjitetin punonjsve te sistemit te burgjeve por ne kete menyre rritet edhe siguria ne kete sektor kaq te ndjeshem edhe per sigurine kombetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb