TIRANE- Partia Demokratike do të vijojë protestat para Parlamentit të Shqipërisë, duke kërkuar sërish largimin e qeverisë Rama, krimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Kësaj here do të jenë të rinjtë demokratë ata që do të protestojnë para Kuvendit, kundër politikave të qeverisë.

Vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me 53 kryetarët e degëve të kësaj force politike disa ditë më parë, njoftoi organizimin e një proteste masive në 21 dhjetor.

Kjo do të jetë protesta e tretë e opozitës brenda një harku të shkurtër kohor. Protesta e mbajtur më 8 dhjetor kulmoi me shembjen e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme. Ndërsa, protesta e 17 dhjetorit u përqendrua para Parlamentit, ditën kur po diskutohej buxheti dhe paketa fiskale 2016.

Ndërsa protesta e parashikuar për t’u organizuar më datë 21 dhjetor, ora 10:00 do të jetë masive para Kuvendit.

Mësohet se kryetari i PD-së, Basha ka kërkuar protestë paqësore, ku në qendër do të jenë kryesisht të rinjtë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: