Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se protesta e opozitës e zhvilluar këtë të shtunë përballë Kryeministrisë tregoi qartë se qytetarët dolën në shesh për të ruajtur vlerat demokratike.

Po ashtu shpjegoi se PD ka diskutuar edhe lidhur me thirrjen për të zhvilluar protestë më 13 shkurt, ndërsa shtoi se nëse do të ketë zhvillim të seancës, atëherë do të jenë prezentë edhe deputetë në Kuvend.

Boçi nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit duke u shprehur se ka shmangur parlamentin.

“Unë e gjykoj se ai mund të jetë shumë i zoti tek poçat, por jo për t’u përballur. Nëse ndjehet mirë tek bën poçat le t’i bëjë,. Përse vazhdon bën politike. Le të bëjë i poç, ta lejë qeverisjen.

“Jemi në një regjim dhe përballë një gjykimi të pjesës qytetarë. Protesta është në pjesën e saj edhe për të ruajtur një ekuilibër. Qytetarët nuk dolën për marrjen e pushtetit. PD nuk ka dalë për marrjen e pushtetit, por për të ruajtur vlerat demokratike. Marrja e pushtetit nëpërmjet formave radikale? Nuk është kjo çështja, situata është më e gjerë sesa degradimi i një pushteti. Jemi para një revolte që nuk përfshin vetëm pjesën militante, por të gjithë qytetarët”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se protesta pati edhe marshimin revoltues, dhe qëndrimin simbolik në disa institucione dhe që u finalizuar me një fjalim para godinës së PS.

“Në një moment pati një organizim politik dhe më pas protestën e morën në dorë qytetarët që detyruan zotin Berisha të bënte ndalimin në institucione. Protestuesi ka psikologjinë e tij dhe kërkon edhe goditjen sikurse është edhe në kërkesën e paqes”, tha ai.

Çfarë u bë në mbledhjen e grupit parlamentar?

Boçi: Pati një takim , ku u diskutuar për protestën e të hënës. Do të kombinohet me praninë e deputetëve, janë 8 deputetë të përjashtuar dhe pjesa tjetër brenda sallës së parlamentit. Do të ketë shoqërime edhe nga protestues.

Do të shkohet në bllokim foltore?

Boçi: Jo bllokim, por kërkesën e së drejtës për të marrë fjalën. Është ushtrim i së drejtës për të pasur fjalën dhe jo bllokim. Pjesa e betejës për të drejtën e fjalës do të vazhdojë brenda.

Më tej shtoi: Protesta i pati të gjitha dimensionet. Nëse kishte një mesazh shumë të rëndësishme ishte që PD, kryetari i saj doli në profilin e largimit të Ramës. Jo vetëm protestë që të largohet Rama, por çfarë sjellim ne. Mesazhet sot ishin shumë të forta…

Ditën e hënë do të jetë e vështirë për njerëzit, për ata që vijnë nga rrethet? Protesta do të shoqërohet me seancë!

Boçi: Protestuesit do të vijnë, sot erdhën, a ishin në masë? E mori Rama mesazhin!? Do të vijnë protestues që kanë mundësi dëshirë për të protestuar.

Revolucion demokratik?

Boçi: Jam për akte akoma më të forta. Një revolucion demokratik nuk është i barabartë me një revolucion shumë të fortë klasik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: