Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati në rubrikën ‘Opinion’ në News24 foli për protestën e thirrur nga opozita më 7 korrik.

Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se protestat janë shenjë e paraqitjes së një pakënaqësie popullore dhe nëse do të ketë masivitet tregon një lloj besueshmëri ndaj opozitës.

“Protestat në tërësi shihen ende si ngjarja të jashtëzakonshme në Shqipëri. Por protestat janë një demonstrim i revoltës kundër qeverisë, pra një lloj shprehjeje pakënaqësie. Kemi parë protesta edhe pa organizata, të organizuara nga rrjete sociale. Pra paragjykimi i protestave në përgjithësi është një politikë e vjetër. Protesta e këtyre ditëve edhe është paragjykuar. Sot jemi në një kohë tjetër dhe nuk ka pse të ketë paragjykime për protestën. Protesta e 7 korrikut nuk pritet të sjellë një ndryshim sado masive të jetë ajo. Mendoj që me rëndësi është që ka reagim. Po ashtu edhe një sfidë për PD , një lloj testi për të parë nëse PD është ende e bashkuar dhe se çfarë efekti do të ketë çarja në PD.

Gjithashtu Murati theksoi se kjo protestë është një test madhor kombëtar për vetë Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Sali Berishën.

“Ky është testi i parë kombëtar nëse ai gëzon mbështetjen. Pra nga pikëpamja politike ka më shumë rëndësi për opozitën se sa për qeverinë.”, tha më tej ai.

Sakaq ai shtoi se PD-në sot e kontrollon grupimi i Berishës.

“Nuk është e zakonshme një protestë në mes të verës nga opozita, pas zgjedhjeve të 25 prillit ishin paralajmëruar protesta dhe besoj kjo është një lloj presioni për të treguar që është ai, me këtë protestë të thirru më 7 korrik. Partitë politike në Shqipëri shihen si klube futbolli dhe nuk ndërrohen”

Bajram Begaj ne presidencë?

Murati: Ne presim që presidenti i republikës të marrë detyrën dhe më pas ta njohim, por në një vend normal ndodh e kundërta. Nuk e paragjykoj, pro do të kisha preferuar një figurë politike.  Mbetet për ta njohur, ai ende nuk ka folur për publikun…

Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shtensionuar gjithmonë situatën politike në vend.

I ndalur tek presidenti Ilir Meta, Murati u shpreh se pritet që zbritja e tij në ‘shesh’ të shkaktojë edhe tensione në jetën politike.

“Sa i përket presidentit që largohet, në sytë e interesit publik ka qenë një presidencë normale…ndërsa në sytë e Ramës ishte një president anormal. Shqipëria ka nevojë për një president të fortë që të bëjë përplasje me qeverinë dhe jo që t’i bëjë fresk qeverisë. Nëse ka një meritë Basha dhe Kryemadhi është se e kanë shtensionuar politikën shqiptare, nuk kanë sjellë trauma të mëdha dhe zbritja e Ilir Metës në shesh pritet të ashpërsojë situatën politike. Pesha e gjithsecilit mbetet për tu parë. Por në fund të fundit ajo që ka rëndësi është vota e shqiptarëve. Por parashikoj një rritje të një tensioni politik…dhe sa kohë brenda institucioneve nuk ka asgjë jashtë normales”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb