Protesta e shtatë korrikut do të bëjë bashkë në shesh deputetët e Partisë Demokratike, për herë të parë që pas 9 shtatorit, ditë kur me një vendim të shpallur nga ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar.

39 deputetë të Partisë Demokratike kanë konfirmuar për Neës24 pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut, duke u shprehur se do të jenë në shesh krah qytetarëve dhe përballë regjimit të Edi Ramës. Jane 22 deputete demokratë, të cilët edhe pse nuk kanë qenë pjesë e proceseve të ndërmarra nga Sali Berisha, mbështesin protesten e thirrur nga ish-kryeministri.

Dy deputetet e PD, Dhurata Cupi dhe Dashnor Sula, shprehen për Neës 24 se do të jenë në shesh në protesten e 7 korrikut, kundër qeverisë Rama. Sipas tyre, situate e rëndë ekonomike, i vendos ata në krah të qytetarëve.

Dashnor Sula: Të jeni të sigurtë se çfarëdo lloj proteste të ketë që është kundër politikave ekonomike apo kundër qeverisë do të jem në krah të qytetarëve. Nuk më intereson fare se kush është organizatori i protestës.

Dhurata Çupi: Do të jem në protestë sepse jam deputete e opozitës. Kam që nga viti 2013 që marr pjesë në çdo protestë, edhe të shoqërisë civile. Ka pafund arsye për të protestuar kundër arrogancës, kundër pushtetit dhe autokracisë së kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Cupi dhe Sula deklarojnë se janë të shumta arsyet që duhet të ngrenë shqiptarët në protestë, pasi ata theksojne se qeveria Rama, cdo ditë e më shumë po rëndon barrën ekonomike mbi qytetaret dhe nuk merr asnjë masë për t’i ndihmuar ata.

Çupi: Jam deputete e opozitës e qarkut më të varfër të vendit, jam deputete e Dibrës dhe për një Dibër të varfër e të papunë, ku rinia po ikën jashtë vendit, për minatorët e Bulqizës që janë në varfëri ekstreme, unë duhet të jem në krah të atyre qytetarëve në protestë.

Sula: Do jem pjesëmarrës me njerëz që kam komunikim. Do ti ftoj të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasanit sepse është një qark me problematikë jashtëzakonisht të madhe. Për mua 7 korriku është një protestë legjtime ekonomike. Kjo është protesta e parë në 30 vite me kërkesa vetëm ekonomike. Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

A është protesta e 7 korrikut, një protestë nga e cila mund të lindë bashkimi i shumicës së grupit parlamentar të PD-së?

Çupi: i përkes listës së atyre deputetëve që në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për bashkim. Ne nuk duhet të bashkohemi vetëm për protesta, por duhet të bashkohemi për një PD të madhe, për një PD që në zgjedhjet e ardhshme tu japim shumicën e bashkive demokratëve.

Sula: Nëse, duke filluar nga Berisha dhe gjithë të tjerët, nuk i thërrasin logjikës se çfarë i shërben shqiptarëve, jo vetëm demokratëve, kjo do të thotë pastaj që ta çosh ujin te mulliri i Ramës dhe ai të rrijë e të mbretërojë, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë të jetë e nënshtruar.

Por 2 deputetë, konkretisht Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferraj kanë deklaruar se s’do të jenë pjesë e kësaj proteste. Ndërsa pyetjes së Neës24 nese do të jenë në protestë, deputeti Agron Gjekmarkaj, iu pergjigj, se do te jetë surprisë. 4 deputete të tjerë, Enkelejd Alibeaj, Alfred Rushaj, Kastriot Piroli dhe Gazment Bardhi, nuk u përgjigjën nëse do të jenë në shesh apo jo. Nga ana tjetër janë edhe 3 deputetë, Andia Ulliri, Kreshnik Collaku, Eralda Bano të cilët shprehen se nuk e kanë vendosur se çfarë do të bëjnë, sikunder janë. Sa i perket deputetit Arbi Agalliu, në këtë datë ai do të jetë në Berlin, me një ftesë nga KAS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb