KORÇË

Protestat e njëpasnjëshme të fermerëve në tregun e shumicës dhe tregtarëve të pakicës ka sjellë edhe reagimin e bashkisë që me anë të policisë bashkiake ka nxjerrë jashtë fermerët nga tregu i shumicës duke iu kërkuar të pajisen me nipt si biznes dhe jo vetëm si fermerë dhe t’u përmbahen kushteve dhe marrëveshjes me bashkinë. Fermerët kanë kthyer prodhimin në shtëpitë e tyre duke humbur jo vetëm ditën e punës por edhe kuintalë me prodhim.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë protesta e pakicës, të cilët u mblodhën në bashkinë e qytetit me 3 kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë që fermerët të tregtojnë vetëm me shumice, të hiqet pakica në tregun e shumicës; tregtarët të qëndrojnë vetëm në një vend, tek “Markata e Shijes”, jo të krijojnë tregje të vogla të tjera si dhe uljen e tarifës.

Bashkia e Korçës ka reaguar pas protestës së sotme të fermerëve, të cilët hodhën prodhimet e tyre në rrugë pasi nuk u lejuan të hynin në tregun e shumicës ku punojnë çdo ditë.

Për nënkryetarin e bashkisë Korçë, Kletjon Kita protesta dhe pretendimet e tregtarëve janë të drejta. “Nisem aksionin për mos lejimin e tregtarëve në tregun e shumicës. Fermerët duhet të pajisen me nipt dhe të tregtojnë prodhimet në markaton e shijes. Do vijojmë me aksionin për shmangien e përplasjes mes tyre”, deklaroi Kita.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb