Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se për mbarëvajtjen e protestës së sotme në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga policia, janë instruktuar punonjësit e policisë që të ruajnë gjakftohtësinë.

Gjithashtu, janë marrë masa për ruajtjen e institucioneve dhe për të shmangur sa më shumë përplasjet me protestuesit, të cilët kanë qëlluar herë pas here me sende të forta efektivët.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, ka shumë pak policë të shfaqur para institucioneve dhe më shumë janë forcuar masat nga Garda dhe struktura të tjera policore, që qëndrojnë në gatishmëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb