Mësimi nga viti 1990: gjenero përgjigje të reja për probleme të reja

1.

Kam ndjenjë të përzier ndërsa afrohet ora 20:00, sonte më 19 mars të vitit 2020. Dy minuta para se të bëhet ora fillon tringëllima e tenxhereve dhe e çelësave, ndonjë zile e aty-këtushme, zëra njerëzish që bëjnë me dije se janë të vetëdijshëm se po u bëhet padrejtësi dhe se me vetëdije e me kaq sa kanë mundësi po protestojnë kundër padrejtësisë.

“Protestë n’ballkon” quhet. Protestohet kundër neverisë që shkaktojnë manovrat politike që përpiqen ta rrëzojnë Qeverinë në kohë Murtaje.

Nuk di kush është organizator, por duket si ta kishte nënshkrimin tim.

Nuk jam unë. Isha para tridhjetë vjetësh.

2.

Në fillim të vitit 1990 propozova që ta ndërronim formën tonë të protestës. Vajza e djem dilnin në protesta rruge dhe policia serbe përgjigjej me armë zjarri. Çdo protestë e ardhshme kundër pushtetit dilte me vajza e djem të vrarë.

Propozova dhe kërkova që të dilnim fillimisht me qirinj në duar. Që ta bënim i madh e i vogël, që ta bënim si shenjë se çdonjëri prej të vrarëve është yni.

Nuk kishte internet e as Facebook. Blerim Shala, Halil Matoshi, Ylber Hysa dhe me qindra aktivistë të Parlamentit Rinor të asaj kohe krijuan zinxhirin porositës. Njëri thërriste dhjetë numra telefonikë dhe çdo i thirrur kishte për obligim që t’i thërriste dhjetë të tjerë./kohanet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb