TIRANE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar protestën e së shtunës dhe atë të parashikuar për sot nga opozita e bashkuar. Vokshi, u ndal gjerë e gjatë te dhuna e policisë ndaj sekretarit për protesta brenda PD, Sahit Dollapi. Ajo tha se gjatë protestës ai jo vetëm u dhunua fizikisht nga policia, por edhe u rrëmbye.

“Nuk di se cili institucion është djegur. Kryeministria është bërë thjesht me katran, nuk ka djegie. Ju e dini shumë mirë që nuk merr flakë ajo, nga protestues të zemëruar se i ka vajtur atje nuk mban më. Nëse hidhet benzinë apo katran në derën e kryeministrisë .

Hjade flasim për definicionin e dhunës, është dhunë kur ndërhyn në trashëgiminë kulturore në mënyrë antiligjore dhe e ti kthen sikur të jetë diskotekë, apo është dhunë kur arreston dikë që vë flamurin e kuq para kryeministrisë. Ne si PD e dënojmë dhunën, e dënojmë edhe nëse është ushtruar dhunë ndaj policisë. Zoti Basha gjatë fjalimit i është drejtuar protestuesve që të mos prekin forcat e rendit. Kush është dhunuesi në këtë rast. Ka me qindra provokatorë, Edi Rama nuk duhet të provokojë, të cojë provokues brenda protestës. Zoti Dollapi është filmuar duke u dhunuar në mënyrë më barbare  me urdhër politik të Lleshajt. Ka me qindra arsye për të protestuar. Si mundet kjo polici që në vend të mbrojë protestuesit të vihet përballë tyre.

Kam qenë unë që ka pyetur ku është z,Sahit Dollapi, se fizikisht e kishin rrëmbyer.   Unë jam goditur nga policia dhe kam shkuar të pyes se ku është zoti Sahit Dollapi. Unë kam shkuar polic pas polici ku është zoti Sahit Dollapi. Në momentin ku i jam drejtuar si njeri, se isha e vetme. Duke i pyetur se ku e keni çuar z. Sahit Dollapin. Ata kanë urdhëruar që unë të largohem në mënyrë të dhunshme. A është dhunë kjo? Apo është dhuna simbolike e përdorur para dyerve të kryeministrisë.

Edi Rama po kthen diktakturën. A është diktakturë të kthesh pushtetet në një dorë? “-u shpreh Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb