TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestën e opozitës së bashkuar me 16 dhe 21 shkurt, të cilin e quajti si një “tsunam” të vërtetë.

Ai u ndal edhe tek djegia e mandateve të opozitës, që sipas Berishës është një akt ekstrem, por mbetet e vetmja rrugë në përballje me Edi Ramën dhe largimin e tij.

Gjithashtu Berisha ri përsëriti edhe njëherë faktin se Edi Rama duhet të largohet me shpejtësi, pasi shqiptarët nuk do ta tolerojnë mjerimin e krijuar prej tij në gjashtë vitet e fundit.

“Ky është një veprim që ka një qëllim të vetëm: Mospranimin për të qenë fasadë për të keqen, por të dilet në shesh për të mbrojtur ato vlera të shoqërive të lira. U bëj thirrje të vijnë miqtë tanë, të shohin realitetin në Tiranë dhe në Shqipëri dhe i sigurojë se do të gjejnë një realitet më të ndryshëm seç kanë në tavolinë. Po unë po them këtë: Janë dy raporte të KE që i japin Shqipërisë hapjen e negociatave dhe Këshilli i ministrave i caktoi 13 kushte. Unë nuk them se Këshilli i Ministrave ka inat me Shqipërinë, por u bazua tek raportet.  Njeriu që ka vrarë katër policë dhe që i çon kreut të meduzës mesazhe nga qelia, ato që do ai, kjo në asnjë vend të Europës nuk ndodh.

Protesta në Shqipëri, dorëzimi i mandateve është diçka e jashtëzakonshme, por në mënyrë absolute është i diktuar nga rrethana të jashtëzakonshme. Një gjë duhet ta dini: Vlimi tek qytetarët është i jashtëzakonshme. Është mirë që Rama të ikë përpara se do të largohet në një mënyrë që se mendon dot. Unë kam dhënë dorëheqjen time, nuk luftoj për pushtet. Rama është kufomë politike dhe duhet të largohet nga skema se do ta përzënë në mënyrë më të paimagjinueshme. Ka 6 vite që poshtrën dhe largon shqiptarët nga vendi i tyre në formë më mizore. Ka 6 vite që vjedh dhe që lidh fatet me krimin. Ka një vendim politik unanim të grupit të PD ka vendin nga forumi kombëtar i PD dhe për mua këto janë ligji”, tha Berisha.

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike deklaroi se opozita po përgatitet në formë të etshme për zgjedhjet, por pohoi me këmbëngulje se me Edi Ramën kryeministër zgjedhje nuk do të mbahen.

“Opozita të jeni të sigurta se po bën përgatitje të etshme, por të jeni të sigurt se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë më. Pika e vlimit, është ku shumohen të gjitha pakënaqësitë dhe shpërthejnë në revolucion. 16 shkurti, 21 shkurti,  dëshmojë se është një tsunam popullor në disa aspekte edhe më i fuqishëm se në ’91. “, shtoi Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: