Dy reporteret e Deutsche Welles, Elona Elezi nga Shqipëria dhe Sanja Kljajic nga Serbia përballen me situatë kërcënuese në Prekaz, kur donin të raportonin mbi barrikadën që pengonte kalimin e presidentit serb, Vuçiç.

Të dielën, dy reportere të Deutsche Welles, Elona Elezi nga Shqipëria dhe Sanja Kljajic nga Serbia që ndodheshin në rrugën kombëtare në drejtim të Banjës në Kosovë për të raportuar mbi barrikadën që pengonte kalimin e presidentit serb, Vuçiç përballen me një situatë të nderë.

Të dyja gazetaret që kishin në përdorim një automjet me targa serbe në afërsi të Prekazit u rrethuan nga rreth 10 protestues, që e kuptuan si “provokim” automjetin me targa serbe dhe reaguan me mjaft zemërim. Ata kërkonin të shikonin kartën e identitetit të repoteres serbe Sanja Kljajic për të vërtetuar, nëse gazetarja ishte nga Serbia.

Reporterja e Deutsche Welles, Elona Elezi thotë se situata ishte e nderë. “Kisha më shumë frikë për Sanjën se sa për veten, sepse nuk po linin të shpjegohesha, ata ishin shumë të acaruar”, thotë ajo.” “U duk se ata nuk donin të na linin të kalonim”, tha reporterja serbe Sanja Kljajic.

Korrespondetet e Deutsche Welles falënderojnë policinë e Kosovës që reagoi me profesionalitet duke i mbajtur protestuesit në distancë.

“Na ndihmoi shumë policia dhe një punonjës i karburantit”, thotë Elona Elezi. Punonjës të karburanitit i ndihmuan gazetaret të çmontonin targat për të vazhduar rrugën e kthimit në Mitrovicë. Portali beogradas Insajder dhe agjencia Tanjug njoftuan se edhe gazetarë të tjerë serbë janë frikësuar në ditën e vizitës së Vuçiçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb