TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar pak çaste më parë një video në faqen zyrtare, ndërsa fton qytetarët në protestën kombëtare të së shtunës në orën 18:30 minuta para godinës së kryeministrisë.

Me një shënim në “Facebook”, LSI shkruan se qytetarët shqiptarë duhet të dalin të gjithë në shesh për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre, për të mbrojtur  familjen, për të mbrojtur kombin dhe kundër arrogancës e varfërisë, të cilat sipas saj, kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes së  kryeministrit, Edi Rama.

“#ShqipëriaShtëpiaJuaj PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin.JO Varfërisë, JO Arrogancës.PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta. ASNJË HAP PAS!Nesër në orën 18:30 para Kryeministrisë!:’- thuhet në mesazhin e postuar në “Facebook”.

Mbrëmjen e kaluar, e para e LSI-së Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 tha se protestuesit do të janë të shumtë në numër, ndërsa shtoi se beteja e tyre zhvillohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: