TIRANE

Në një kohë që protesta e opozitës vijon të jetë e tensionuar , kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se nuk do të tërhiqet. Para kryeministrisë , Kryemadhi u shpreh se policia ka kryer gjenocid mbi qytetarët ndërsa me ironi theksoi se të gjithë ata meritojnë helmim për faktin që lejuan Ramën të vijë në pushtet.

Kryetarja e LSI-së vijoi me sulmet ndaj kryeministrit Rama dhe nuk kurseu paralajmërimin që do t’i paguajë shumë shtrenjtë lotët e protestuesve.

Opozita ka protestuar në mënyrën e saj më paqësore. Dhe po të shikosh edhe zjarri edhe dhuna bëhet nga njerëzit e tij, nga provokatorët që ai ka futur.  Unë jam këtu, ashtu siç jam unë janë edhe qindra vajza e gra. As nuk kemi goditur e as nuk kemi qëlluar as policë e as asgjë. Me ç’të drejtë më helmon mua? Deri tani mbi 15 herë unë jam helmuar me gaz lotsjellës ose me lëndë të tjera kimike. Si puna ime ka dhe shumë të tjerë.

Nuk ikim ne. Të jetë i bindur Edi Rama. Sot , nesër, pasnesër, këtu na ka nuk shpëton. Nuk i helmon do t të gjithë shqiptarët. Boll ua ka helmuar shpresën të rinjve shqiptarë. Ne nuk marrim vendim. Vendimin do ta marrë populli vetë. Ne zbatojmë çfarë do të thotë populli. Do të ndjekim dëshirën e popullit. Ne jemi këtu me ta. E meritojmë këtë helmim, ne të parët e meritojmë këtë helmim sepse nuk duhet ta kishim lejuar ardhjen në pushtet të këtij krimineli, të këtij vrasësi, i cili sot ka bërë gjenocid me popullin  e tij. Sot ai ka bërë gjenocid me popullin e tij.

U bëj thirrje të gjitha ambasadorëve të vijnë dhe të shikojnë videot e qytetarëve. Të vijnë dhe të shikojnë sesi sot kanë qenë mbi 100 mijë shqiptarë. Edi Rama e di shumë mirë që po të duam ne për ta nxjerrë Edi Ramën e nxjerrim për 10 minuta. Për 10 minuta.  Po këtu ka pasur protestë paqësore, njerëz qytetarë, pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës të cilët kanë ardhur dhe kanë protestuar.

Zonja Kryemadhi ambasadorët kanë bërë thirrje që të ndalen aktet e dhunshme…

Po dhe ne bëjmë thirrje të ndalen aktet e dhunës. I bëjmë thirrje edhe policisë që t’i ndalojë dhunuesit. Por nuk i ndalon Policia. Sepse dhunuesit janë provokatorët. Kanë qenë 10 veta dhe ata janë mbi 1300 policë. Pse nuk i ndaloi policia? Pse nuk e hap kordonin kur isha dhe unë atje por më hodhi gaz lotsjellës? Pse se hap kordonin për gratë dhe për vajzat, por u hodhi gaz lotsjellës? Nora Malaj do ta rrëzonte atë? Nora Malaj ja vuri flakën atij, apo Klajda Gjosha apo unë? Ne po të duam t’i vëmë flakën ja vëmë në Parlament atij, ja bëjmë më keq se ja bëri Edi Paloka.

Ai kriminel duhet të kuptojë mirë, që lotët e këtyre vajzave dhe këtyre grave do t’i paguajë shtrenjtë. Sepse atij nuk i dhimbset as nëna e vet, as gruaja e as fëmija e vet kur qan. Protestën e kanë vendosur qytetarët. Ne nuk i detyrojmë qytetarët. Ne nuk tërhiqemi. Unë për veten time do protestoj si qytetare, sot, nesër, pasnesër. Ne jemi për protestë paqësore. Protesta e studentëve na dha mësimin më të mirë. Na dha mësimin më të mirë për të kuptuar që nga  një protestë paqësore Edi Rama ka frikë. Sot Edi Rama bën provokimet nga më monstruozet. Pse? Sepse vetëm nëpërmjet provokimit ai do të bëjë rolin e viktimës. Viktima janë shqiptarët sot. Viktimat janë me mijëra vajza e djem shqiptarë sot që janë këtu, të cilat u helmuan mbi 50 herë sot nga gazi lotsjellës. Dhe nuk po flas më për plumbat e gomës që kanë hedhur ndaj qytetarëve.

Ai nuk mund të na kërcënojë dot më. Boll më. Rama e di shumë mirë që po ti turremi për 10 minuta e nxjerrim nga zyra. Por nuk është qëllimi ynë që Rama të marrë tendera të tjerë për shtojzovallet e veta.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb