TIRANE

Në një lidhje direkte me emisionin ‘Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zbuloi se demostruesit nuk do e kenë më problem përdorimin e gazit lotsjellës në protesta. Kryemadhi u shpreh se të rinjtë e LRI-së kanë marrë masa për të mbrojtur protestuesit nga ky gaz.

Kryemadhi: Jam shumë e lumtur që të rinjtë e LRI-së janë përgatitur për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.

 Barbaramo: Nëse Edi Rama nuk tërhiqet, ju nuk do hyni në zgjedhje?

Kryemadhi: Çfarë zgjedhjesh po flasim me Avdylaj me Dakon. Nuk krijohet precedenti, se kur mbledh gjithë Shqipërinë, nuk besoj se do ta bëjë njeri tjetër. Është protesta më e madhe e bërë në 30 vjet tranzicion. Le të vijnë të na drejtojnë ata dhe po i dëgjojmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb