Nënkryetari i LSI –së Petrit Vasili, ka folur në ‘News24’ për protestën e banorëve në Rinas të zhvilluar ditën e sotme.

Vasili u shpreh se bllokimi i rrugës është një absurditet dhe se qeveria koncepton se gjithçka është pronë e saj.

“Qytetarët sot ndodhen në një absurditet të jashtëzakonshëm. Kjo gjë nuk ka ndodhur dy vite më parë, por sot të gjiha janë me rimte shumë më të ulura dhe merret kjo masë më drastike. Përse nuk bëjnë një zgjidhje tjetër siç mund të jetë zgjerimi i rrugës. Por ata rrahën dynjanë në Astir…”, tha Vasili.

Gjatë bisedës në studio Vasili tha se masa e marrë për rrugën ishte e panevojshme.

Sa i përket vendimit të banorëve për të mos dërguar fëmijët në shkollë, Vasili tha se problem kërkon një ndjeshmëri të lartë.

“Banorët në atë zonë janë të dëmtuarit më rëndë. Por qindra të tjerë janë të dënuar ti nënshtrohen këtij vendimi arbitrar. Situata është absurde. Nuk jemi as në mes të sezonit turistik, si mund të jetë ngarkuar aeroporti”, tha më tej Vasili.

Ndër të tjera nënkryetari i LSI-së komentoi edhe video-mesazhin e presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, në parlamentin shqiptar duke u shprehur se ishte një mesazh historik.

“Mesazhi i Zelenskyt në parlament ishte historik”, tha ai, duke shtuar se Shqipëria duhet të japë mesazhin e qartë se është në krah të BE –së dhe Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb