BOGOTA

Në disa qytete të Kolumbisë ndodhën trazira gjatë protestave të organizuara për vdekjen e Javiera Ordoneza (44), i cili vdiq si pasojë e dhunës policore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ordonez vdiq në Bogota të mërkurën në mëngjes, kurse gjatë protestave që u mbajtën në disa qytete ndodhën përleshja midis forcave të rendit dhe demonstruesve.

Demonstruesit dëmtuan disa stacione policore dhe autobusë.

Mediat lokale raportuan se në trazirat e deritanishme kanë vdekur të paktën shtatë presona dhe 248 janë plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb