Disa qindra qytetarë në Kuds mbajtën protesta kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Protestuesit mbajtën një marsh protestues deri në rezidencën e kryeministrit izraelit në Kuds.

Protestuesit thanë se dëshironin të shprehnin qartë zemërimin e tyre për korrupsionin në të cilin është përfshirë Netanyahu.

Protestuesit brohorisnin duke mbajtur slogane kundër kryeministrit izraelit dhe i bënë thirrje të japë dorëheqje.

Netanyahu akuzohet për korrupsion dhe marrje ryshfeti, shkeljen e besimit dhe mashtrime por ai ka mohuar akuzat.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb