Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të banorëve të Zall Gjocajt, të cilët protestuan kundër ndërtimit të një HEC-i në zonën e tyre.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit bëri thirrje që kjo masakër ekologjike të ndalet menjëherë. Mes të tjerash Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë abuzimet flagrante.

REAGIMI I METES
Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.
Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!
I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.
Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!
25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor. ??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb