Qindra qytetarë po protestojnë pasditen e sotme përballë kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe të ushqimeve të shportës.  Pedagogu dhe organizuesi i protestës Adriatik Lapaj është shprehur ky vend ka shumë nevojë të dëgjojë pa zbukurime të vërtetën e popullit të vet ashtu si ajo është. Sipas tij e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet e Shqipërisë është të qëndrojmë dhe të kundërshtojmë rritje e çmimeve.

“Protesta është individuale. Fjala që po mbajtën qytetarët tregon se sa e sinqertë është kjo protestë. Në fakt ky vend ka shumë nevojë të dëgjojë pa zbukurime të vërtetën e popullit të vet ashtu si ajo është. Kam disa pyetje: A keni mundësi të paguani energjinë? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të gazit, karburanteve? A keni ju të ardhura për të jetuar me dinjitet?

Të dashur vëllezër dhe motra ne sot këtu duhet të ishim më shumë. Hallet tona mund të zgjidhet vetëm duke qëndruar duke u thënë jo rritjes së çmimeve.

Ju që nuk keni ardhur, a nuk u ngopët? Dhe sa do të duroni? Për çfarë? Që vetëm një dorë e kësaj republike të bëjnë pushime luksozë dhe të kenë shtëpi në të gjithë botën? Kthehuni tek interesat tuaj dhe të fëmijëve tuaj, boll më punuat për interesin e drejtuesit tuaj”- tha Lapaj.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: