TIRANË

Policia e Tiranës ka referuar rastin në Prokurori për 4 persona, të identifikuar si pjesëmarrës dhe organizatorë të protestës së djeshme para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë.

Sipas burimeve zyrtare, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L., V. K., A. G. dhe E. K., pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb