Prokuroria e Tiranës ka kërkuar lirimin e banorëve të “5 Majit”, të arrestuar për protestën e zhvilluar kundër prishjes së banesave të tyre.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pesë banorët e arrestuar.

Kujtojmë se banorët e “5 Majit”, por edhe të lagjeve të tjera Paskuqan e Laprakë zhvilluan protesta të shumta kundër shembjes së banesave, të cilat prekeshin nga projekti i Unazës, por edhe për shkak të rindërtimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb