TIRANE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas përfundimit të protestës së opozitës. Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shprehet se policia e shtetit u vu në qendër të dhunës  që synonte Kuvendin e Shqipërisë.

Ministri Lleshaj nuk kursen edhe komentet për opozitën, e cila organizoi protestën sot, ndërsa shprehet se ndjen keqardhje për degradimin e saj.

’Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit’, shkruan Lleshaj në Twitter.

Lleshaj Sander
Lleshaj Sander

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb