TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e qytetarëve kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”. Në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24, Lubonja tha se protesta erdhi si rezultar i politikës dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveris në emër të interesave të një grupi oligarkësh dhe nuk përfill as ligjin as dialogun.

“Kjo që ndodhi rezultat i politikave, një sistemi që është ngritur në qeveri që ka marrë thekse të veçanta në qeverisjen Rama, i bazuar në mashtrime dhe grabitje. Qeverisja në emër të interesave të një grupi oligarkësh ku kryeministri nuk përfill as ligjin, as debatin, as dialogun por me arrogancën e pushtetit, pasi ka premtuar taksa më të ulëta, mirëqenie më të madhe, i kthen të gjitha kokëposhtë dhe nuk punon për qytetarët por me një grup oligarkësh.
Për të realizuar qëllimet e veta përdor badigardët e pronarëve dhe jo policinë. Ku për të realizuar qëllimet e veta përdor paratë e këtyre njerëzve, që në disa raste janë edhe para krimi. Na grabit edhe pronën publike. E ka bërë taksën e qarkullimit me 120 milionë lek, e kemi paguar njëherë me Sali Berishën sa qimet e kokës këtë rrugë. Të gjitha këto ku të çojnë? Ku të shkojnë njerëzit? Protestë kanë bërë, fjalë kanë thënë. Kur thua fjalë thotë jeni dele, jeni të tredhur. Njerëzit janë të dëshpëruar. Kjo është dhunë e nxitur nga qeveria që e rajton popullin si të kastruar”, deklaroi Lubonja.

Nga ana tjetër deputetja e PS-së Milva Ekonomi tha se protesta është përdorur për qëllime politike.
Deputetja demokrate Dhurata Çupi theksoi se “Protesta është e qytetarëve të dy qarqeve më të varfra. Është protesta, fillimi i shembjes së paligjshmërisë së kësaj qeverie”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb