TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin Rama gjatë koalicionit mes LSI-PS,  Ylli  Manjani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” dhe kryefjala e tij është protesta e studentëve.

Këta të fundit kërkojnë prej 13 ditësh radhazi plotësimin e 8 kërkesave, por ende nuk ka asnjë sinjal apo reagim për zgjidhjen e tyre.

Manjani shkruan duke i bërë thirrje kryeministrit Rama, që të plotësojë një orë  dhe më parë kërkesat e studentëve dhe të lë mënjanë bejtet elektronike.

“Nëse protesta e studentëve është e PD dhe LSI, siç thotë Rama, atëhere bravo ju qoftë!Nuk e dinim se opozita qënka kaq e fortë… Ose Rama vërtë s’di se ç’thotë!

Plotëso kërkesat, o zotni!!! Plotësoi e mbaroje kët punë! Lëri bejtet elektronike se je ende Kryeministër!”, shkruan  Manjani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb