Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se do të jetë në krah të gazetarëve të terrenit, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias.

Teksa shpreh mirënjohe për gazetarët, që sipas Kreut të Shtetit, kanë shkëlqyer me profesionalizëm e kurajo në këto ditë të vështira proteste, ai thekson se është themelore për demokracinë që këta gazetarë të vijojnë misionin pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar.

Mesazhi i Metës:

Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! 👏
Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias! 🇦🇱

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb