ELBASAN- Ndotja e shkaktuar në Elbasan nga Rafineria e naftës ka bërë bashkë Anëtarët e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, të cilët kanë protestuar në hyrjen kryesore të kësaj rafinerie.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht dhe përfaqësues i LSI, Altin Idrizi u shpreh se kjo është përpjekja e parë për të ndalur katastrofën mjedisore në Elbasan. Idrizi kërkoi respektimin e ligjit dhe vendosjen në punë të filtrave.

Si përfaqësues i grupimit të të majtëve, Bukurosh Stafa, i beri apel operatorëve industrialë të mos bëjnë kompromis me jetën e qytetarëve, duke kërkuar të merren masa urgjente nga rafineria.

Blendi Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak vuri theksin te numri i lartë i personave të prekur nga sëmundjet tumorale në Elbasan.

Himçi u shpreh për Ministrinë e Mjedisit dhe masat minimale të marra prej saj.

Bashkia e Elbasan prej disa muajsh ka bërë një kallëzim penal ndaj rafinerisë së naftës, si një nga ndotësit kryesor të ujërave nëntokësore me mbetje toksike. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, situata në Elbasan vijon të jetë e njëjtë dhe qytetarët të thithin ajër të ndotur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb