Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se nuk do ta shfuqizojë Ligjin për referendum, duke thënë se Serbinë nuk do ta udhëheqin ata që nuk i fitojnë zgjedhjet.

“Savo Manojloviç (Aktivisti i iniciativës Go Change) i them se nuk do ta shfuqizojë Ligjin për Referendum dhe nuk më shkon mendja ta shfuqizoj, tashmë e kam nënshkruar. As Rockefeller, as Manojloviç nuk do të udhëheqin me Serbinë, nëse nuk i fitojnë zgjedhjet”, tha Vuçiç.

Në më shumë se 50 qytete të Serbisë gjatë ditës së sotme po protestohet për shkak të ligjit për referendum dhe shpronësim, shkruan danas.

Ai pritet të vizitojë Gornje Nedeljice afër Loznicës, ku do të bisedojë me qytetarët rreth investimeve të ndryshme.
Ndryshe, mediat e pavarura kanë raportuar se në disa qytete ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit gjatë mbrëmjes i kanë kërcënuar qytetarët se do të ndiqen penalisht nëse dalin sot në protesta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: