Protesta sot në Astir është shoqëruar me tensione dhe përplasje të banorëve me policinë. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i pranishëm atje, ka kërkuar nga policia të mos provokojë banorët. Braimllari është shprehur se banorët janë në të drejtën e tyre.

Deputeti nuk ka kursyer akuzat as ndaj kryeministrit, Edi Rama, sipas të cilit ai është përgjegjësi kryesor, ndaj edhe duhet të përballet me qytetarët.

“I bëj thirrje policisë të mos provokojnë banorët. Janë në të drejtën e tyre. Polica nuk është fajtore, Edi Rama përgjegjësi kryesor i kësaj situate fshihet si frikacak dhe nuk vjen të përballet me banorët. LSI në mbështetje të banorëve”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb