TIRANE

Sot protesta ka hyrë në ditën e 24-t, e thuajse ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe  nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Përgjatë gjithë ditës ka qenë e bllokuar vetëm një kah i rrugës, ndërsa në orën 5 janë bllokuar të dyja.

Shiu nuk i ka ndalur banorët të dalin me karrige nga shtëpia të ulen në mes të rrugës.

Heqja e shtyllave të ndriçimit është hapi i parë për ndërtimin e projektit.

Banorët vazhdojnë me të njëjtat thirrje “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”.

“Drejtuesit e automjeteve kanë fikur automjetet dhe nuk u bien burive. Nuk ka asnjë incident”, raporton gazetari Erjon Skëndaj për BalkanWeb. Ndërkohë, një prej protestuesve pohoi se banorët do të qëndrojnë edhe gjatë natës në rrugë. “Do vazhdojmë të qëndrojmë edhe gjatë natës këtu. Do përshkallëzojmë protestën me çadra në rrugë. Nuk tërhiqemi, jemi të vdekur në rruge të madhe. Shtëpitë na i skualifikoi shteti”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: